
Grupi militant palestinez i Hamasit ka testuar nje rakete me rreze te gjate veprimi, ne gjendje per te arritur ne Tel Aviv nga Gaza.
Lajmin e ka bere te ditur komandanti i sherbimeve sekrete ushtarake izraelite, gjenerali Amos Yadlin, sipas te cilit raketa dyshohet te kete “origjine” iraniane dhe eshte testuar me sukses ne det te hapur.
Nga Hamas nuk ka pasur asnje deklarate per kete eksperiment dhe nuk dihet se cilat jane provat qe tregojne se raketa vjen nga Irani.
Raketa e re ka nje reze veprimi prej 60 kilometrash. Ne vitet e fundit militantet palestineze kane qelluar mijera raketa ne jug te Izraelit, shumica e te cilave jane leshuar nga Beit Hanoun.
Shumica prej tyre kane pasur nje reze te shkurter dhe nuk kane shkaktuar viktima dhe deme, por kane sjelle frike dhe pasiguri.
Qe prej vitit 2001, ne Izrael jane vrare 18 persona nga raketat e qelluara nga militantet nga Gaza. Qyteti izraelit me i goditur ka qene ai Bershebes
Top Channel