Gazi, Rusia kercenon serish Europen

02/11/2009 09:15

Me ardhjen e dimrit vijne edhe problemet per kontinentin e vjeter qe eshte lidhur ne menyre te pazgjidhshme me tekat e Rusise.

Furnizimi me gaz edhe gjate ketij dimri eshte vene ne dyshim nga ana e Moskes qe ka paralajmeruar BE-ne se gjate muajve te ardhshem do kete probleme me furnizimin. Sipas Kremlinit shkak eshte bere serish Ukraina qe po vonon pagesat.

Kryeministri Putin ka telefonuar homologun suedez Fredrik Reinfeldt, duke i bere me dije lajmin. Ukraina eshte vendi tranzit nga ku kalojne tubat e furnizimit te Europes, por sipas Rusise, Kievi po vonohet shume me pagesat. Mosmerreveshje te tilla vene ne alarm cdo vit Europen, e cila po kerkon te gjeje zgjidhje te tjera per t’i shpetuar varesise se plote nga Rusia.

 

Top Channel