
Ceshtja “Litvinenko” vazhdon te ndaje Rusine dhe Britanine e Madhe. Vizita ne Moske e ministrit te Jashtem David Miliband, e para e nje shefi diplomacie ne Moske qe prej vitit 2004, ka sherbyer vetem per te shkrire akujt persa i takon marredhenieve dypaleshe.
Ndersa persa i perket ceshtjes se ekstradimit te Andrei Lugovoi, i dyshuar per helmimin me polonium 210 te ish-agjentit te KGB-se Aleksander Litvinenko ne 2006-en Londer, nyja ka mbetur e pazgjidhur.
Ne perfundim te bisedimeve, te cilat i konsideroi “pozitive dhe produktive”, ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov ka deklaruar se qeveria ruse nuk ndryshon qendrim per ceshtjen e ekstradimit.
Moska e cileson “teresisht jorealiste” kerkesen e Britanise per te ndryshuar ate pjese te Kushtetutes qe pengon ekstradimin e shtetasve ruse qe kryejne krime jashte vendit.
Top Channel