OKB: Zgjedhjet ne Afganistan do zhvillohen

01/11/2009 13:45

Organizata e Kombeve te Bashkuara ka reaguar menjehere pas largimit te kandidatit Abdullah Abdullai ne balotazhin e 5 nentorit per zgjedhjet presidenciale ne Afganistan.

OKB i ka cilesuar zgjedhjet e 5 nentorit si te ligjshme dhe ka shtuar se nuk ka asnje mundesi qe ato te shtyhen. Kreu i misionit te OKB-se ne Kabul, Kai Aide eshte shprehur se situata do te jete e njejte edhe pse ne gare do kete vetem nje kandidat.

Nderkohe, kandidati Hamid Karzai tha se do respektoje cdo vendim qe do marre komisioni zgjedhor.

Top Channel