Afganistan, Abdullah terhiqet nga balotazhi

01/11/2009 10:00

Rivali i presidentit Hamid Karzai, Abdullah Abdullah nuk do marre pjese ne balotazhin qe do zhvillohet ne daten 7 nentor.

Ne nje deklarate per shtyp, ai ka bere te ditur vendimin, duke thene se nuk ka asnje shprese per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Sipas tij, pas vjedhjeve te medha qe u vune re ne raundin e pare, nuk ka me besim se Komisioni Zgjedhor mund te menaxhoje nje proces te drejte.

Ne vijim, ai ka vene ne dukje se qeveria e Karzait nuk eshte legjitime pasi mandati aktual i ka mbaruar qe ne muajin maj. Abdullah theksoi gjithashtu se nuk u ka bere thirrje mbeshtetesve te tij qe te bojkotojne balotazhin.

Nderkohe, zyra e Karzait shprehet se zgjedhjet do zhvillohen, pavaresisht terheqjes se Abdullah. Ky qendrim eshte ne nje linje me ate te Uashingtonit. Hilari Klinton deklaroi dje se zgjedhjet duhet te zhvillohen edhe nese nje kanddat terhiqet.

Top Channel