
Erjon Bogdani ka lene pas demtimin e pesuar ne ndeshjen ndaj Milanit dhe eshte vene ne dispozicion te trajnerit te Kievos, Mimo Di Karlo, per ndeshjen e se dieles ne Verona ndaj Udinezes.
Lajmi eshte njoftuar dje nga e perditshmja italiane “Il Leggo”, sipas se ciles, bomberi shqiptar i veronezeve “nuk ka me asnje problem. Bogdani eshte rikuperuar plotesisht nga demtimi i pesuar ne kemben e tij”.
Gazeta ne fjale shton me pas se behej fjale per nje shembje ne gju per sulmuesin shtatlarte te Kombetares kuqezi, i cili u demtua gjate ndeshjes ndaj Milanit te dielen e fundit.
Nje gje e tille u be shkak qe Bogdani te mungonte ne ndeshjen e fituar nga Kievo 1-2 te merkuren ndaj Katanias.
Ai i eshte bashkuar grupit ne stervitje, pro ende nuk dihet nese do te aktivizohet apo jo ne sfiden ndaj Udinezes, pasi stervitja e tij nuk ka qene e plote.
Top Channel