Dinamo i papermbajtshem, shkaterron 4-0 Gramozin

31/10/2009 18:10

Dinamo ka shkaterruar 4-0 Gramozin, duke cuar ne 5 pike diferencen me Besen e vendit te dyte dhe tregon se eshte skuadra me ne forme per momentin ne futbollin shqiptar.

Goli i avantazhit per ekipin e Muces erdhi ne minuten e ‘18 nga Sefa. Nderkohe qe Dinamo kerkon golin e dyte, Gramozi tentoi te barazoje me kundersulm. Rasti me i mire i tij ishte ne minuten e ‘41, por Dos Santos u pengua jashte zones nga portieri Kotorri.

Gramozi humbi rastin per te barazuar ndersa Dinamo humbi portierin qe u ndershkua me te kuq. U mendua se epersia numerike do t’i vinte ne ndihme Gramozit, por ndodhi e kunderta. Edhe pse me 10 lojtare, Dinamo dyfishoi rezultatin me Mucen.

Ne minuten e ‘52 gjyqtari ndeshkon Seminen e Gramozit me karton te kuq, duke bere qe te dy ekipet te luanin per rreth 40 minuta me nga 10 lojtare.

Bakaj shenoi golin e trete nga nje goditje standarte, ndersa Sefa ne te ‘70 vulosi fundosjen e Gramozit ne klasifikimin e pergjithshem.

Nderkohe, Apolonia ka barazuar serish, kete here ne fushen e vet 1-1 me Flamurtarin, qe fale kesaj pike te marre ne Fier arrin te dale nga zona e ftohte e klasifikimit.

Carls Ofeje shenoi golin e avantazhit per fieraket ne minuten e ‘68, por 10 minuta me vone Sakajt me golin e tij barazoi shifrat dhe prishi festen e Apolonise.

Shkumbini ka fituar 1-0 me Lacin fale golit te Dervishit dhe ngjitet ne kuoten e 11 ne vendin e 6.

Top Channel