Tragjedia ne Seattle, dyshohet ish i denuari

30/10/2009 09:10

Vrasja e kater agjenteve te policise ne afersi te Seattle ka tronditur SHBA-ne por kur kane kaluar disa ore, hetuesit kane arritur te kanalizohen ne disa pista konkrete.

Policia ka rrethuar shtepine e te dyshuarit Maurice Clemmons, ish i denuar 37 vjecar. Sinjalin e pare e ka dhene komshija e tij, e cila tha se e ka pare te futet ne shtepi me disa plage te marra. Policia e Pierce County ofroi 10 mije dollare shperblim per ata qe do te jepnin informacione rreth vrasesve te 4 policeve ne nje bar caffe te Tacoma-s.

Ndryshe nga sa mendohej, nuk behet fjale per nje rrembim por per nje sulm te mirefillte ndaj forcave te rendit. Kater agjentet, tre meshkuj dhe nje femer, ndodheshin ne ambientet e barit dhe po punonin me kompjuterat personale kur u qelluan papritur me arme zjarri.

Top Channel