Tirana triumfon ndaj Vllaznise

30/10/2009 19:45

Tirana ka mundur 1-0 Vllaznine ne Loro Borici, duke thelluar akoma me shume krizen tek skuadra shkodrane qe vazhdon te zhytet ne fund te klasifikimit.

Nje ndeshje qe pervec golit dhe 2-3 rasteve nuk percolli tek tifozet ndonje emocion te vecante, edhe pse luanin dy nga skuadrat me te njohura te futbollit shqiptar.

Goli i vetem u shenua ne minuten e 26 nga Muzaka, i cili ndershkoi shkodranet pas nje gabimi te mbrojtesit Doci.

Rasti me i mire i Vllaznise per te barazuar ka qene ne fundin e pjeses se pare, por gjuajtja e Sinanit eshte frenuar nga portieri Nallbani.

Ne pjesen e dyte vendasit e kane deshiruar me shume golin, por shkodranet kane vuajtur ne finalizim, duke mos arritur per asnje moment te gezonin tifozet ne Loro Borici.

Fitorja e dyte radhazi e Tiranen nen drejtimin e Alban Tafajt, i ka ngjitur bardheblute ne vendin e 4 me 14 pike, nderkohe qe Vllaznia vazhdon te mbetet ne kuoten e 7 pikeve, nje situate qe mund te rrezikoje edhe te ardhmen e Roland Lucit si trajner i kesaj skuadre.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta