Real Madrid, Mancini “kercenon” Pellegrini-n

30/10/2009 10:30

Ndeshjet kunder Getafes ne kampionat dhe Milanit ne Champions League jane shansi i fundit per trajnerin e Real Madrid, Pellegrini.

Humbja e turpshme 4-0 ne kupen e mbretit ndaj nje skuadre te kategorise se trete dhe bllokimi ne kampionat e Champions kane bere qe tekniku kilian te prese stacionin e fundit te trenit “merengues” dhe nese nuk e arrin as kete, ai do largohet.

Nderkohe, ne “Santiago Bernabeu” vertiten hijet e ish trajnerit te Interit, Roberto Mancini. “Une tek Real? Eshte folur per shume skuadra ne te shkuaren por le te shohim se cfare do te ndodhe gjate diteve te ardhshme”, thote tekniku italian.

Top Channel