Milan, Beckham ceshtje oresh

30/10/2009 14:10

David Beckham ka shume mundesi te bashkohet me Milanin ne muajin janar, ndoshta edhe me pare sepse kampionati amerikan perfundon me muajin nentor.

Vendimin per nje marreveshje te mundshme qe ne nentor do ta marre Liga e Futbollit Italian. Prurja e re ne Milanin e Leonardos do te jete sulmuesi i talentuar ganez Adiyiah qe fitoi Kupen e Botes Under 20. Lajmin e konfirmon administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani.

“Persa i perket Beckham-it pas pak oresh do zyrtarizojme marreveshjen me Galaxy. Presim mberritjen e te gjitha dokumenteve te nevojshme”, thekson Galliani. David Beckham u aktivizua ne radhet e Milanit edhe gjate ketij fillim-viti per disa muaj ku tregoi se eshte ende nje lojtar me vlere per kombetaren e Anglise.

Top Channel