Mbyllet “lufta” me KOKSH-in

30/10/2009 19:55

Ka marre fund odisea e mosmarrveshjeve mes Ministrise se Sporteve dhe Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar.

Ndryshe nga dy paraardhesit e tij, Ylli Pango dhe Ardian Turku, ministri i ri i Sporteve Ferdinand Xhaferri ka njohur zgjedhjet e 14 korrikut ne KOKSH-it, duke i dhene fund ngercit qe kishte sunduar ne sportin shqiptar.

Lajmi eshte konfirmuar nga presidenti i KOKSH-it Agim Fagu, pas takimit mes tij, ministrit Xhaferri dhe presidentit te CIO-s, Zhak Rogge.

“Ka kohe qe ky problem ka kaluar dhe tashme jemi ne nje kohe bashkepunimi te plote me ministrine. Ne takim diskutuam per bashkepunimet e metejshme midis ministrise dhe KOKSH-it, ashtu ic eshte edhe fryma olimpike”, eshte shprehur Fagu per Top Channel.

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar ishte ne prag te perjashtimit nga CIO, pas akteve te dhunes ne asamblene zgjedhore dhjetorin e kaluar.

Top Channel