BE, papunesia, rekord per shtatorin
30/10/2009 12:30
Pavaresisht rritjes se treguesve ekonomike ne Europe dhe pertej Atlantikut, shifrat e papunesise vazhdojne te mbeten shqetesuese.
Numri i njerezve te papune ne zonen e euros rritet edhe me shume. Sipas Institutit te Statistikes Eurostat, shifra ka shkuar ne 9.7 % gjate shtatorit, 0.1 % me shume se muaji gusht dhe plot 7.7 % me shume ne krahasim me nje vit me pare. Ky eshte nje tjeter rekord negativ per papunesine ne bllokun europian, shifra me e larte qe prej janarit te vitit 1999.
Gjate pjeses se dyte te ketij viti, ekonomia boterore ngadalesoi ritmet e renies, duke dhene shenja ringjalljeje, por kjo nuk ka mjaftuar qe rritja e papunesise te njohe nivele rekord.
Top Channel