Vllaznia-Tirana, derbi per te shuar etjen e pikeve

29/10/2009 20:30

Vllaznia-Tirana eshte kryendeshja e kesaj javes se 9-te te Superliges. Dy skuadrat rivalizuese per titullin ne sezonin e shkuar, deri tani kane qene protagoniste negative te kampionatit me polemika te brendshme, me largimin e trajnereve dhe me rezultate jo te mira.

Shkodranet gjenden ne vendin e fundit praktikisht, me 7 pike aq sa edhe Gramozi me Flamurtarin dhe per me shume vijne ne kete perballje pas humbjes se turpshme me Lacin 3-1 ne transferte. Trajneri i ri Roland Luci, i cili zevendesoi rreth nje muaj me pare Hasan Liken, ende nuk ka arritur te gjeje celesin e fitores per shkodranet te cilet ne tete ndeshje kane regjistruar 2 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje.

“Humbja me Lacin ka kaluar dhe forca eshte perqendruar tek Tirana. Shpresoj qe te jete nje ndeshje e bukur dhe kryesorja eshte te fitojme me nje loje bindese”, pohon ai.  

Nderkohe Tirana ka arritur te marre nje trepikesh me Teuten ne kampionat pas humbjes ne mesjaven e shkuar ne Kupe me Luzin, duke rikthyer besimin te lojtaret dhe trajneri bradheblu Alban Tafaji, i cili e konsideron perballjen e Shkodres te ngjashme me ate te 23 majit pavaresisht se ne pozita te ndryshme.

“Vijme nga nje fitore e rendesishme dhe mendoj se do japim me te miren ne fushe. Me Vllaznine eshte nje takim i rendesishem sepse te dyja skuadrat jane te etura te fundosin njera-tjetren”, deklaron Tafaj. Per bardheblute do mungojne ne kete ndeshje dy lojtare kryesore si Osmani dhe Abilaliaj te cilet kane nga tre kartona te verdhe. Deri me tani jane zhvilluar 152 ndeshje mes Vllaznise e Tiranes, te cilat perballjen e pare e kane pasur me 3 prill te vitit 1930. 68 jane fitoret e kryeqytetasve kundrejt 48 te Vllaznise, ndersa 36 ndeshje mes tyre kane perfunduar ne barazim.

Por me sa duket posti si drejtor teknik, si trajner dhe aq me teper presioni perpara kesaj ndeshjeje rendojne shume, duke e bere rikthimi si lojtare qofte edhe ne stervitje, nje luks per Tafajin. Supersfida Vllaznia-Tirana do te luhet diten e premte ne oren 17.00 ne Loro Borici te Shkodres dhe do te transmetohet drejtperdrejte ne paketen SuperSport te platformes DigitAlb.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta