Mjeku padit policin: Me kercenoi me arme

29/10/2009 08:25

Bluzat e bardha kercenohen me jete dhe agresoret jane perfaqesues te policise. Nje mjek i spitalit rajonal te Kukesit eshte kercenuar me pistoleten e sherbimit nga nje polic i paraburgimit te Kukesit, per shkak te pretendimeve te tij per sherbimin ndaj motres se semure.

Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te se martes dhe eshte bere publik vetem pas denoncimit te mjekut te rrezikuar Mark Nufi, mjek infeksionist, njekohesisht shef i sherbimit te infektivit ne spitalin rajonal te Kukesit.

Burimet zyrtare te policise lokale pohojne se Nufi ka depozituar ne Komisariatin e Kukesit nje denoncim ndaj policit Afrim Kastrati, 24 vjeç banues ne Kukes, ndersa policia nga ana e saj ka ngritur çeshtjen penale ndaj kolegut dhe ia ka referuar per ndjekje prokurorise se rrethit.

Kastrati vazhdon te jete ne pune, ndersa mesohet se ai ndiqet ne gjendje te lire i akuzuar sipas nenit 238 te Kodit Penal, sipas te cilit kanosja me arme apo plagosja denohen me gjobe deri ne dy vjet burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA