Nuk ka mjaftuar ndeshja ndaj Real Madrid per te konfirmuar se Ronaldinho eshte rikthyer ne nivelet me te larta.
Eshte dashur qe kuqezinjte te perballen me Napolin per te pare serish nje lojtar ne nivel te dobet. I pavlere ne tapetin e blerte dhe nervoz jashte fushe, Ronaldinho fut ne telashe trajnerin Leonardo, i cili arriti te marre vetem nje barazim ne transferten e “San Paolo”-s.
Ronaldinho ka kundershtuar ashper zevendesimin, duke refuzuar ta pershendese trajnerin. Qe gjate pjeses se pare telekamerat kapen disa momente debati mes trajnerit dhe lojtarit qe nuk respektonte keshillat dhe humbi shume topa ne mesfushe. Ky eshte nje lajm i keq per te gjithe tifozet e Milanit, te cilet menduan se skuadra arriti ta fitonte grinten dhe fantazine ne sulm me rikthimin ne forme te ish sulmuesit te Barcelones.
Top Channel