Interi i papermbajtshem

29/10/2009 22:55

Interi ka shkaterruar 5-3 Palermon duke mbyllur javen e 10-te te Seris A e cila u zhvillua ne mesjave.

Qe ne minuten e shtate zikaltrit kalojne ne avantazh me ane te nje 11-metershi qe shnderrohet ne gol nga Eto. Qe nga ai moment, skuadra e Palermos ka humbur ritmin, duke pesuar brenda pjeses se pare edhe 3 gola te tjere.

Baloteli shenon golin e dyte ne minuten e 34-te, per te vazhduar po ai ne te 42-n dhe Eto nje minute me pas.

Ne pjesen e dyte duket krejtesisht nje tjeter ndeshje, Palermo beson se mund te permbys nje rrezultat 4-0 dhe jep shenjen e pare ne minuten e 49-te me Mikolin. Brenda 15 minutash kampionet e Italise pesojne edhe dy gola te tjere qe shenohen nga Hernandez dhe serish nga Mikoli i cili con rrezultatin ne 4-3.

Interi kalon momentet e veshtira dhe del nga kjo gjendje paralize ne minuten e 84-t te ndeshjes kur Milito firmos golin e peste qe i siguron fitoren e tete Interit ne 10 ndeshje te zhvilluara deri tani ne kampionatin italian.

Ne kete menyre i jane pergjigjur zikaltrit Juventusit, i cili nje dite me pare gjunjezoi Sampdorian 5-1. Edhe pas kesaj jave Interi mban kryesimin e Seris A me 4 pike diference nga skuadra e Ferrares.

Top Channel