“Lonçareviç, ‘rob’ i basteve te Tirana”

29/10/2009 09:10

Rreth nje muaj pas largimit te Ilija Lonçareviç nga Tirana, nga Kroacia vijne akuza te renda per klubin 24 here kampion te Shqiperise.

Sipas “Jutarnji List”, nje prej gazetave me te medha te shtetit ballkanas (me tirazh afro 115 mije kopje), ne klubin bardheblu, trajneri 65-vjeçar ishte rob i basteve dhe kur e kuptoi kete gje, ai vendosi te jepte doreheqjen.

Aventura e tij ne Kategorine Superiore zgjati vetem tre muaj. Pasi humbi “garen” me Josip Kuzhe per stolin e Kombetares (ku ishte njeri prej tri alternativave per stolin kuqezi), Lonçareviç u emerua te Tirana ne 10-diteshin e fundit te qershorit 2009. Me afrimin e tij, objektivat ishin mjaft ambicioze: skuadra duhej te fitonte lavdi ne kupat e Europes, ndersa mbrojtja e titullit kampion ne Shqiperi shihej si nje detyrim.

Por, rezultatet nuk ishin ato qe te gjithe prisnin. Kryeqytetasit u eliminuan qe prej turit te dyte ne Ligen e Kampioneve nga norvegjezet e Stabaek, ndersa ne gjashte jave te kampionatit, skuadra kishte grumbulluar vetem 8 pike (sa gjysma e Dinamos ne ato momente).

Pas barazimit 1-1 me Kastriotin ne “Selman Stermasi”, tekniku i mirenjohur dha doreheqjen e parevokueshme, duke i liruar postin dyshes Tafaj-Dede. Tashme, kur kane kaluar diçka me shume se tri jave nga largimi i Lonçareviç, kroatet hedhin dyshime per vendimin e trajnerit, duke akuzuar Tiranen.

“Aventura e Ilija Lonçareviç te Tirana, zgjati vetem tre muaj. Edhe pse eshte klubi me i rendesishem ne Shqiperi, nga ana organizative, ne krahasim me Dinamon e Zagrebit bardheblute jane ende ne epoken e gurit”, citonte e perditshmja “Jutarnji List”.

“Trajneri nuk e ka thene nje gje te tille, por burimet tona ne Tirane na kane konfirmuar se futbolli shqiptar eshte ne dyert e mafies. Kur Lonçareviç e kuptoi se ishte rob i basteve, ai u largua, pavaresisht popullaritetit te madh qe gezonte”.

Ne deklaratat per gazeten, trajneri pohoi se te bardheblute humbi kohe, duke punuar ne nje klub jo profesionist. Ai ka vleresuar edhe punen e Kuzhe ne krye te Shqiperise.

“Te gjithe ishin ne krahun tim dhe me kerkonin te qendroja. Megjithate, e pashe qe nuk kishte me kuptim te vazhdoja punen dhe dhashe doreheqjen. Per fat te keq humba shume kohe, pasi mund te kisha gjetur pune ne nje klub serioz”, tha Lonçareviç.

“Pozitat e Kuzhe ne Kombetaren shqiptare? Barazimi me Danimarken ishte i jashtezakonshem, por pas humbjes me Suedine nuk munguan ata qe e kritikonin se nuk e ka rinovuar ekipin. Njerezit atje jane euforike dhe reagojne ne baze te rezultateve pozitive dhe negative.

Gjithsesi, askush nuk dyshon te perspektiva e Kuzhese: Shqiperia ka shume lojtare te rinj cilesore dhe mund te ndertoje nje skuader te forte. Per me teper, edhe Oto Bariç ka lene nje kujtim te mire ne kete vend”.
 

Top Channel