Tirana pezullon nje muaj sulmuesi Hajdari

28/10/2009 08:30

Nje perplasje verbale me drejtuesit e stafit teknik te Tiranes i ka kushtuar shtrenjte sulmuesit te ri, Blerti Hajdari.

Mesohet se klubi tashme ka marre vendimin per pezullimin e tij per nje muaj. Shkak eshte bere incidenti i ndodhur te henen ne ambientet e dhomave te zhveshjes ne stadiumit “Skender Halili”, ku Hajdari ka debatuar ashper me stafin teknik.

Nderkohe qe bardhebluve u duhet te fillojne te mendojne per ndeshjen e radhes, ate ndaj Vllaznise te premte. Trajneri Alban Tafaj ka folur ne teresi per problemet e skuadres dhe e ka cilesuar ndeshjen ndaj Vllaznise, “si nje sfide teper te veshtire, dhe mjaft domethenese per ecurine e gares per te dyja skuadrat. Por kam besim se ekipi im do te ruaje ate menyre loje dhe suksesi qe korri me Teuten, duke menduar te ngjitet ne klasifikim. Tirana i ka mundesite reale qe te fitoje ne Loro Borici”. Skuadres do t’i mungojne Osmani dhe Abilaliaj.
 
 
 
 
 
 
 

Top Channel