
Prangosen nga policia dy autoret e ekzekutimit te 20-vjecarit Edison Janku.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:20 te se henes, rreth 30 metra larg Komisariatit te policise se Rreshenit. Viktima ishte duke u kthyer nga puna si kamerier ne nje internet-kafe te qytetit, kur eshte qelluar me bresheri automatiku nga dy persona. Pas nisjes se hetimeve, policia ka identifikuar dy autore te mundshem te ngjarjes dhe u vu ne kerkim te tyre.
Fillimisht ne prangat e policise ka rene Amarildo Ndoi, i cili u prangos gjate oreve te paradites, nderkohe qe vetem disa ore me pas eshte arrestuar dhe autori i dyte, Tonin Biba. Burime nga policia thane se u sekuestrua arma me te cilen u krye krimi, ndersa mesohet se krimi dyshohet te kete ndodhur pas nje sherri banal mes autoreve dhe viktimes.
Dyshohet se viktima Edison Jaku ka rrahur vellain e Tonin Bibes, gje qe mesa duket nuk eshte falur nga Biba. Dyshohet se bashke me mikun e tij, Amarildo Ndoin, ata e kane zene 20-vjecarin dhe me pas e kane ekzekutuar ate me arme zjarri.
Top Channel