PS ndodhet ne fazen finale te hartimit te draftit ligjor qe do t’ia pecjelle Kuvendit te Shqiperise, lidhur me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, nje dokument qe do te shoqerohet me firmat e se paku 20 mije qytetareve, si nje prej rrugeve qe parashikon Kushtetuta per paraqitjen e projektligjit ne Kuvend.
Top Channel arriti te mesoje se ku konsiston thlebi i draftit te PS. Sipas burimeve brenda selise roze, ai parashikon hetimin e te gjitha aspekteve qe kane te bejne me procesin pergatitor te zgjedhjeve te 28 qershorit, me fushaten zgjedhore, me diten e zgjedhjeve, procesin e numerimit dhe tabulimit te rezultatit, si dhe me te gjitha parregullesite dhe paligjshmerite e konstatuara ne te gjitha fazat e procesit zgjedhor te 28 qershorit.
Pervec pjeses se pasqyrimit te numerimit dhe vleresimit te votave dhe pasqyrimit te rezultatit, projektligji perfshin dhe perdorimin e aseteve shteterore financiare publike ne cdo nivel, qendror dhe lokal, por dhe nje prej pretendimeve kryesore te PS, ate te lirimit te personave te denuar diten e zgjedhjeve, qe eshte ne kundershtim me ligjin dhe ushtrimin e presionit prej tyre.
Draftligji i PS parasheh dhe kerkesen themelore ku eshte bazuar dhe e gjithe beteja politike e socialisteve, kerkesen per te administruar te gjitha provat qe kane te bejne me administrimin e zgjedhjeve, ku kryesorja mbetet hapja e kutive te votimit dhe te materialeve zgjedhore.
Ne kete projektligj formalizohen te gjitha kushtet qe PS i ka vendosur maxhorances ne kembim te thyerjes se bojkotit ndaj Kuvendit. Draftit ligjor do t’i bashkangjiten edhe firmat e mbi 20 mije personave, firma qe deri tani jane mbledhur pas tre protestave te medha ne Tirane, Berat e Shkoder ndersa procesi eshte ne vazhdim ne te gjithe vendin.
Top Channel