Pirateria vazhdon, TCH dorezon provat

28/10/2009 20:15

Pavaresisht denoncimeve te televizionit Top Channel, pirateria e programeve te Digitalb dhe te Supersport vazhdon te funksionoje ne shume qytete te Shqiperise.

Gjobat dhe paralajmerimet e fundit te KKRT ndaj operatoreve kabllore, te cilet mbajne ne kembe aktivitetet e tyre me programe te vjedhura, mesa duket nuk i kane trembur keta te fundit qe vazhdojne te transmetojne programe televizive, ekskluzivitete te Digitalb dhe Supersport.

Kompania Digitalb ka dorezuar ne KKRT nje dosje me emra te operatoreve kabllore qe vazhdojne te shkelin ne menyre te perseritur ligjet mbi transmetimet televizive duke vazhduar piraterine, te gjitha keto te faktuara edhe me pamje filmike.

“Beme denoncimin. Jane disa raporte qe ne i dorezojme qofte me materiale te shkruara, qofte te xhiruara nga grupet tona ne rrethe”, ka deklaruar Drini Kardhashi, drejtor i Departamentit te kujdesit ndaj klientit.

Tashme kompania Top Media eshte ne pritje te pergjigjes se KKRT, drejtuesit e te ciles para disa ditesh pohuan per Top Channel se nuk do te behet me asnje leshim, nderkohe qe operatoret kabllore vazhdojne te piratojne programe tv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA