Orkez Prushi, kampioni i dyfishte bodybuilding

28/10/2009 08:00

Orkez Prushi eshte kampioni i dyfishte ne “Bodybuilding 2009”, i shpallur ne edicionin e sivjetshem, qe zhvillua ne sallen e Akademise se Arteve ne Tirane, ku merrnin pjese 20 sportiste nga Shqiperia, Kosova dhe Mali i Zi.

Ai i rremben te dy titujt, ate te kampionit kombetar dhe te kampionit absolut mbarekombetar. Kjo ishe hera e pare qe Shqiperia i bente te vetet te dy trofete, pasi ky sport deri tani dominohej nga billderat kosovare.

Qe ne moshe te vogel, perkrah te qenit nje nxenes shembullor ne shkolle, tek ai kishte spikatur dashuria e madhe per sportin ne pergjithesi dhe futbollin ne vecanti. Por mundesia per ta ushtruar ate ne nje menyre me profesionale iu dha ne moshen 17-vjecare, kur emigroi ne Gjermani, ku do te kalonte 16 vitet e ardhshme te jetes se tij.

Pikerisht ketu ai do te shkollohej dhe me pas diplomohej per Antropologji-Psikologji, po paralelisht do te niste te luante edhe futboll. Nje ekip i te rriturve ne vendin ku banonte e zbuloi si nje sulmues me te dhena te mira, por mosha e tij e vogel e detyroi te kalonte tek ekipi i te rinjve. Dashuria per bodybuilding do te lindte krejt rastesisht.

Ne nje stacion treni, nje femer e njohur ne Gjermani si kampionia e saposhpallur e bodybuilding, Venera Sherner, u shfaq ne dritaren nga ku pa nje djale te veshur ne kanotiere, qe te lejonte lehtesisht te dalloje nje trup te bukur. “Me thirri nga dritarja dhe me ftoi te stervitesha ne palestren ku ajo ushtrohej”, kujton Prushi. Pas disa muajsh stervitje, ky sport i hyri ne gjak.

“Eshte sporti i shkarkimit te energjive me te medha te te rinjve”, thekson kampioni. Ne Gjermani e perdori me shume si nje hobi, por si profesionist ai e ushtroi vetem kur u kthye ne Shqiperi ne 2006-en. Ketu mori pjese per here te pare ne nje kampionat bodybuilding, qe ishte me shume nje prove per te testuar potencialin e tij. Pas kesaj ai e kuptoi me se miri thelbin e fjales “bodybuilding”, ndaj qe atehere vendosi t’i perkushtohej seriozisht.

“Fillova eksplorimin e kesaj shkence, si shkenca me komplekse e te qenit arkitekt i vetvetes, rrefen ai me pasion. Duhet ta ndertosh, te hedhesh skicat e vizionit, te kujdesesh per detajet, te jesh sportisti me vullnet te hekurt, te jesh dietologu i vetvetes”. Ushqimi eshte arsenali kryesor i nje billderi si ai. “Duhet te jesh kritiku i vetvetes, sqaron Prushi me tej, sepse je nen vezhgimin e pasqyres, me syrin tend kritik sheh ecurine e ketij procesi, duke qene gjithmone realist. Nje billder nuk duhet te jete kurre i kenaqur me veten. Vjen nje moment kur kupton kufirin e forces se imagjinates dhe syri kerkon ne thellesi te dimensionit te te paarritshmes”. Dhe sigurisht me kryesorja eshte se duhet te jesh artist, sepse ky sport prezanton edhe nje art.

“Sado ne paraqitje ky fizik duket agresiv, ai duhet te shkrihet ne harmonine e linjave simetrike, qe artisti duhet te prezantoje gjate pozimit te tij ne skene”, shpjegon kampioni 36-vjecar. Fale perkushtimit maksimal, ne kampionatin e 2007-es ai u shpall kampion i Shqiperise dhe nenkampion mbarekombetar. Kjo ishte hera e pare qe Shqiperia zinte vendin e dyte. Ne kampionatin e 2008-es, per shkak te nje defekti teknik zuri vendin e dyte ne kampionatin kombetar dhe mbarekombetar. Ne 2009 vjen edhe suksesi i madh si kampion i dyfishte. Ndersa tani Prushi po pergatitet qe ne muajin prill te marre pjese ne kampionatin Ballkanik te Bodybuilding. 
 

Top Channel