Abu Dhabi pret garen e fundit

28/10/2009 23:50

Boterori i Formula 1 2009 eshte drejt perfundimit te tij dhe gara qe do te ule siparin e ketij sezoni eshte ajo qe do te zhvillohet kete fundjave ne pisten e Abu Dhabi ne Emiratet e Bashkuara Arabe qe eshte perfshire kete vit per here te pare ne kalendarin e FIA.

Pista Jas Marin eshte ndertuar ne Jas Ajlend dhe ze nje siperfaqe prej 2.550 hektare, dhe eshte pista e pare ne bote qe ka 5 tribuna  te mbuluara cdo 1.2 kilometra.

Ne perberje te kesaj piste eshte edhe  nje pjese e drejte shume e gjate ku shpejtesia e makines arrin deri ne 370 km/h. Por jo vetem kaq, Jas Marin eshte e vetmja piste ne bote qe ka prane saj nje hotel luksoz me 500 dhoma, duke i dhene mundesine te gjithe turisteve te shohin nga afer ambientet e skuderive te ndryshme te Formula 1.

Pista e e re e Abu Dhabit eshte testuar me makinen Minardi i drejtuar nga braziliani Bruno Senna, nipi i legjendes se garave te Formula 1 Erton Senna.

Por pista e Abu Dhabi nuk do te prese vetem Çmimin e Madh te Formula 1, por edhe gara te tjera. Nuk perjashtohet gjithashstu as mundesia e organizimit te evenimenteve te tjera jashte botes se sportit sic mund te jene koncertet te kengetareve te ndryshem.

Top Channel