SHBA: Para per talebanet qe ulin armet
27/10/2009 23:20
Departamenti i Mbrojtjes ne Uashington ne ligjin e ri te paraqitur per financat ushtarake ne Afganistan ka paraqitur nje program ku parashikohen pagesa kundrejt te gjithe talebaneve qe ulin armet.
Ne iniciativen e ndermarre zyrtaret ushtarake parashikojne pagesa kundrejt cdo talebani i cili vendos te mos luftoje me kunder forcave aleate dhe ka si qellim shkeputjen e lidhjeve mes Al Kaedas dhe militanteve talebane.
Programi mund te nise aplikimin shume shpejt dhe eshte i ngjashem me ate te aplikuar disa kohe me pare ne Irak ku grupet e armatosura u futen ne shoqerine civile.
Top Channel