Sekreti i ‘doktorit’ te syte

27/10/2009 13:30

Me fitoren e titullit te nente boteror ne klasin MotoGP, italiani Valentino Rossi ka rivendosur ne piedestal krenarine dhe talentin, ndersa grinta e tij ka zgjuar kureshtjen e eksperteve per te kuptuar me shume rreth kampionit.

Origjina e suksesit te tij jane syte pasi perveç se ne nej shkalle te larte inteligjence, truri i tij eshte mjaft i shpejte per te perpunuar informacionet vizive.

Para pak ditesh kampioni nga Tavulia, siguroi vendin e trete ne pisten e Malajzise duke siguruar dhe ne te njejten kohe titullin. Me kete fitore Valentino Rossi thyen rekordin e nje miti te motoçikletave si Majk Heil’ud.

Mjeku okulist prane skuadres se Jamahes gjithashtu dhe president i Akademise europiane “Sport vizion” shpjegon se syte e italianit jane ne nje shkalle me te larte se rivalet, dhe kjo i jep atij nje marsh me shume ne piste. Kapacitete keto te konsatuara para gares se Qatarit.

 “Valentino zoteron nje shikim mjaft special dhe kjo njihet si nje fenomen me emrin inteligjence vizive. Ne e kemi monituruar ne cdo gare dhe tani jemi te bindur mbi kapacitetet e ‘doktorit’”,  tha mjeku i skuadres japoneze.

Top Channel