Rrezikon Rio Ferdinand

27/10/2009 13:25

Mbrojtesi anglez Rio Ferdinand mund te lihet jashte skuadres per ndeshjen e radhes se Mancester Junaitid ndersa per vete futbollistin rritet rreziku i nje largimi te mundshem nga kampionet e Anglise.

Futbollisti 30-vjeçar qe po shfaq nje forme te dobet edhe ne kombetaren e “3 luaneve”, shkaktoi gabimin e pare fatal ne mbrojtjen e Djajve te Kuq, cka solli dhe golin e Fernando Torres.

Por kjo nuk eshte hera e pare qe qendermbrojtesi shenjestrohet per paraqitjet zhgenjyese ne fushe. Tashme drejtuesit e klubit po konsiderojne te shesin Ferdinand, me friken se nuk do te arrije formen e meparshme dhe mund ti kushtoje serish nenkampioneve te Europes. Ndryshimi ne formacionin e Mancesterit mund te marre jete, qe ne ndeshjen e se shtunes ndaj Blekbernit.

“Rio duhet te gjeje formen e tij optimale pasi ne mbrojtje nuk kemi shume alternativa” tha trajneri Ferguson. Mbrojtesi Xhoni Evens mund te rreshtohet perkrah Nemanja Vidiç ne sfiden e fundjaves.

Top Channel