Prezantohet trajneri i Atletico Madrid

27/10/2009 13:15

Atletiko Madrid prezanton trajnerin e ri te tij, Kike Sançez Flores i cili zevendesoi Abel Resinon e shkarkuar per rezultatet e dobeta ne kete fillim sezoni. Ne momentin e prezantimit te tij ish trajneri i Getafes dhe Valencias eshte shprehur se puna e pare qe do te beje eshte te ktheje besimin te futbollistet e tij.

“Per momentin objektivi kryesor eshte te kthej Atletiko Madrid mes skuadrave me te mira spanjolle dhe evropiane-eshte shprehur Sancez Flores-Kjo skuader ka shume kualitete, por per nje arsye apo tjetren nuk po funksionon. Synimi im eshte qe te marr me te miren nga lojtaret, pjesa me e madhe e te cileve luajne edhe per skuadrat e tyre perfaqesuese”.

Kike Sancez Flores u rikthye ne futbollin spanjoll pasi kaloi nje sezon te skuadra portugeze e Benfikes. Ndeshja e tij e pare ne drejtimin e Atletiko Madrid eshte ajo e Kupes se Mbretit kunder skuadres se Divizionit te Trete spanjoll, Marbeja.

‘Ne futboll cdo ndeshje eshte shume e rendesishme-ka vijuar me tej Florez-dhe qellimi eshte te fitohen te gjitha. Tani ajo qe duhet te shohim eshte se cfare do te jene ne gjendje te bejne futbollistet ne kete sfide te radhes”.

Top Channel