Lamtumira e Raikkonen: Dua ta mbyll me fitore

27/10/2009 13:05

Gara e Abu Dabi kete fundjave do te jete e fundit per Kimi Raikkonen me skuadren e Ferrarit. Finlandezi, i cili do te zevendesohet nga Fernando Alonso ne vitin 2010, eshte nder te paktet pilote qe e kane pranuar me qetesi divorcin me skuadren italiane dhe tani kerkon qe te mbylle me fitore aventuren e tij te kokekuqja.

“Mendoj rezultatet e arritura keto dy 3 vjet me Ferrarin dhe ndjehem gjithnje e me shume krenar-eshte shprehur Raikkonen,-Do kujtoj ne menyre te vecante titullin e fituar per pilote ne vitin 2007 dhe ate per konstruktore ne vitin 2008. Kete sezon makina nuk ishte shume kompetitive, megjithae arritem te fitojme te pakten nje gare. Shpresojme qe te mbyllim kete sezon me rezultat pozitiv ne menyre qe te sigurojme vendin e trete”

Duke qendruar te gara e fundit e ketij boterori, Raikkonen theksoi se eshte e veshtire te behen parashikime per fituesin e mundshem. Ajo qe e ben shume enigmatike kete piste eshte se te gjithe pilotet garojne per here te pare ketu.

‘Nuk mund te them asgje per fituesin e Abu Dabi-vijoi me tej Raikkonen-kjo sepse pista e Jas Marines eshte e panjohur per te gjithe ne. Megjithate nga ajo qe kam pare mund te them se kjo piste eshte shume interesante dhe impenjative njekohesisht”.

Top Channel