Elkan mesazh Juves: Kerkoj vetem medalje ari

27/10/2009 15:20

Pronari i Juventusit, Lapo Elkan i dergon nje sinjal te qarte skuadres, duke kerkuar vetem trofe dhe jo medalje argjendi.

Pasardhesi i dinastise Agnelli kerkon qe bardhezinjte te jene te paret ne cdo kompeticion, si ne Serie A, ashtu edhe ne Champions League. “Tani presim vetem fitore dhe une nuk do ta deshiroja vendin e dyte ne kampionat apo cerekfinalet e Champions”, thekson Lapo ne nje interviste per Gazzetta dello Sport.

Fjale te cilat duhet t’i ngulise mire ne mendje trajneri Ciro Ferrara, skuadra e te cilit nuk ka bindur ne fillim te ketij sezoni, pavaresisht merkatos agresive.

“Del Piero eshte nje lojtar i madh dhe do jape shume. Diego rezultoi nje blerje e madhe dhe me siguri do t’i kishte pelqyer edhe gjyshit Gianni. Ferrara? Kemi besim te plote tek ai dhe tek skuadra qe kemi krijuar. Por ne kete moment Juventusi nuk po me defren. Lojtaret duhet te mesojne sit e luajne bashke”, shton Elkan.  

Top Channel