Arrestohet vrasesi i 50 vjecares ne Vlore

27/10/2009 21:00

Policia ka arritur te arrestoje te dyshuarin per vrasjen e nje 50 vjecareje ne Vlore paraditen e sotme. Xhezo Habilaj, 45 vjec, eshte vene ne pranga ne Kalivac te Tepelenes ne nje postbllok te forcave te rendit.

Viktima Solie Sherraj e cila punonte si banakiere ne nje bar restorant, u qellua me arme zjarri teksa ishte ne vendin e saj te punes.

Mesditen e sotme autori i ngjarjes ka shkuar prane lokalit ne lagjen 28 Nentori duke mbajtur ne krahe nje cante. Eshte ndalur dhe prej saj ka nxjerre nje automatik kallashnikov dhe pa paralajmerim ka qelluar ne drejtim te gruas e cila ndodhej prane banakut.

50-vjecarja ka gjetur vdekjen e menjehershme ndersa autori i ngjarjes ndersa po largohej ka ndaluar nje automjet qe po kalonte prane lokalit.

Nen kercenimin e armes se zjarrit ai ka detyruar drejtuesin e mjetit qe te shkonte ne nje drejtim te pacaktuar.

Hetimet e para tregojne se mes viktimes dhe autorit te krimit ka patur nje lidhje jashtemartesore dhe pak kohe me pare kjo lidhje eshte nderprere.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta