PS: Shteti i kapur nga “familja”

26/10/2009 15:20

Opozita ka sulmuar ashper ate qe e quajti konflikt interesi ne qeverine ‘Berisha’.

Nje dite me pare dy polici, ajo tatimore dhe e shtetit u perplasen ne dyert e uzines se perpunimit te naftes ne Fier prone e biznesmenit Rezart Taci.

Policia tatimore tha se e bllokoi uzinen se i mungonte autorizimi i nje akize per magazinat tatimore, ndersa policia e rendit nderhyri per ta zhbllokuar ate.

Deputeti socialist Erjon Brace e konsideroi ngjarjen mjaft te rende dhe prove te kapjes se shtetit nga interesat e familjes ne pushtet.

“Ngjarja e djeshme eshte sinjal i vazhdueshem rreziku per cdo biznes te ligjshem”, tha Brace.

PS kerkon transparence ne lidhje me kete ceshtje ne emer te qytetareve. “Per interesat e kujt veprojne ministri i Financave dhe ai i Rendit qe pengojne policine e shtetit qe te bejne detyren”, tha Brace.

Qeveria tha deputeti socialist ka sot detyren te dorezoje para organeve te hetimit te gjithe autoret e veprimeve te paligjshme konsumuar nje dite me pare nga zyrtaret e dy agjencive ligjzbatuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA