Itali, gjykata i ndalon fjalimet politikanit

26/10/2009 22:15

Nje denim prej 4 mije eurosh, por mbi te gjitha ndalimi per te folur ne manifestime publike per tre vjet. Eshte ky denimi qe i eshte dhene nga gjykata e Venecias Giancarlo Gentilini-t, i njohur si “sherifi” i Lidhjes se Veriut.

Arsyeja eshte se ka perdorur fjale fyese kunder emigranteve dhe kunder hapjes se xhamive ne Itali.

Gentilini, nje prej eksponenteve te pare te levizjes federaliste dhe zevendeskryebashkiak i Trevizos, eshte i njohur per shprehjet e tij qe jo rralle jane ofensive si ne tone ashtu dhe ne permbajtje.

Episodi ka ndodhur vitin e kaluar ne nje miting te Lidhjes se Veriut, me pas ai eshte paditur per nxitje te urrjetjes raciste pasi deklaroi se do pastrim te rrugeve nga gjithe keto etni qe jetojne ne vend.

Ne Treviso, si ne pjesen me te madhe te zonave perreth, Lidhja e Veriut eshte forca politike qe mbizoteron ne menyre absolute prej disa vjetesh e ku veshtire tashme se mund te zere rrenje ndonje parti tjeter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA