Cristiano Ronaldo: Dua te rikuperohem per Milan-Real

26/10/2009 12:55

Objektivi i Cristiano Ronaldo eshte te rikuperohet per te luajtur ne Milan-Real Madrid, takim i vlefshem per Champions League ne program te marten me 3 nentor ne San Siro.

“Per ne do te jete nje ndeshje shume e rendesishme dhe do te perpiqem te jem”, eshte shprehur sulmuesi portugez, i cili nuk luan qe prej tre javesh.

“Dua te ndihmoj sa me shpejt shoket e mi, por nuk eshte qellimi im te rrezikoj akoma. Stina eshte shume e gjate, nuk eshte rasti. Do te kthehem ne fushe vetem kur te jem 100 perqind i sigurte”, shton ai.

Top Channel