Capello: Ne Itali komandojne ultrasit

26/10/2009 15:10

Fabio Capello ka gjetur parajsen ne futbollin britanik dhe kete ndryshim e shikon tashme qe ndodhet larg Italise ku u be i njohur si futbollist dhe me pas si trajner.

“Ne Itali futbollin e komandojne tifozet ultras dhe nuk eshte e mjaftueshme qe te krijohen vetem ligje”, tha Capello gjate nje seminari ne qendren teknike te Kovercanos. I menjehershem ka qene reagimi i kreut te federates Giancarlo Abete.

“Capello ka stervtur ne Itali dhe une jam nje mik i tij por nuk me vjen mire kur ata qe punojne jashte japin gjykime te tilla. Eshte e lehte te flasesh nga larg. Nuk eshte e vertete qe ne Itali ligjin e bejne tifozet ultras”, shprehet kreu i Figc. Abete ka shtuar ne vijim se Capello nuk eshte kontaktuar per te drejtuar kombetaren pas shkarkimit te Donadonit.

Top Channel