Premier League, rikthehet Liverpool

25/10/2009 18:15

Rikthehet El Ninjo dhe tronditet Manchester United ne superndeshjen e javes se 10-te te Premier League.

Ka fituar 2-0 ne Anfild Road Liverpooli ndaj Djajve te Ferguson fale golave te Fernando Torres dhe te riut Ngog ne pjesen e dyte.

Kane luajtur ndryshe nga heret e tjera lojtaret e Liverpoolit ne kete perballje ku pervecese i duhej te mbronin ngjyrat e skuadres se tyre, i duhej gjithashtu te arrinin kete fitore per te mbrojtur trajnerin Benitez i cili ishte prane largimit.

Vendasit kane kembengulur me shume qe ne fillimin e lojes, por rezultati u zhbllokua vetem ne fillimin e pjeses se dyte. Edhe pse e filluan duke dominuar djemte e Fergusonit kete 45 minutesh, nje asist i Kuyt i jep mundesine Fernando Torresit te zhbllokoje rezultatin dhe te nis festen ne Anfild.

U perpoq Manchesteri per te barazuar rezultatin deri ne fundin e lojes, por serish funksionoi strategjia e kundersulmeve qe perdori Benitez, Lukas jep nje pasim te arte per Ngog i cili mposht Van der Sarin dhe mbyll kete ndeshje te madhe te madhe te kesaj jave te kampionatit anglez.

Nderkohe qe Manchester Siti eshte ndalur ne barazim 2-2 me Fulhamin. Te katert golat e kesaj ndeshjeje jane shenuar ne pjesen e dyte ku vendasit kaluan te paret ne avantazh me dy gola e me pas Daf e Dempsey barazojne per Fulhamin duke i ndare nga nje pike te dyja skuadrave.

Top Channel