Britani, Simaku ne finalen e “Kompozitori me i mire”

25/10/2009 10:20

Jane publikuar emrat e finalisteve  te nominuar  ne konkursin  per te  shpallur kompozitorin me te mire ne Britanine e Madhe ku mes tre te nominurave njeri eshte shqiptar.

Ai eshte kompozitori i mirenjohur Thoma Simaku i cili do te garoje per cmimin “Kompozitori Britanik i Vitit 2009” (British Composer Aeards  2009). Simaku ne kete konkurs garon ne kategorinee pjeseve instrumentale  me vepren Soliloquy V – Flauto Acerbo.

Keto cmime jepen nga Akademia britanike e kompozitoreve dhe autoreve. (British Academy of Songeriters, Composers and Authors). Cmimet e kesaj akademie shpeshhere jane krahasuar me cmimet BAFTA.  

Pjesa e kompozuar nga Simaku luhet  permes instrumentit “Recorder”, cilesia tingullore e te cilit ngjan pak me ate te fyellit ne muziken tone popullore. Ky instrument eshte i mjaft i perhapur ne Evropen Perendimore, qe nga periudha e mesjetes dhe e barokut, dhe u levrua nga kompozitore te tille si Bahu, Telemani dhe Vivaldi.

Pikenisja e muzikes qe ai ka kompozuar  eshte e thjeshte. Ajo fillon me movite pentatonike te Shqiperise se Jugut, por gjate vepres keto intonacione nderthuren dhe ‘nderlikohen’ ne nje ‘rrjet kompleks’ polifonik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA