Angli, humbet ndjenjat ish lideri i Smiths

25/10/2009 10:40

Kengetari britanik Steven Patrick Morrissey, ish lider i grupit The Smiths, eshte rrezuar pa ndjenja ne nje koncert qe ne Swindon te Anglise.

Duke performuar para mijera njerezve, papritur ai eshte rrezuar ne skene duke humbur ndjenjat. Forcat e ndihmes se shpejte e kane transportuar menjehere ne spital ku mjeket kane vene re veshtiresi ne frymemarrje. Gjendja e kengetarit eshte e qendrueshme por nuk ka dale ende jashte rrezikut.

Steven Patrick Morrissey u be nje ikone e famshme e muzikes pop-rock ne vitet ’80 ku bashke me Johnny Marr krijuan The Smiths. Ne vitin 1987 banda u shkri dhe Morrisey vazhdoi me sukses karrieren si solist. Ne fillim te ketij viti, ai publikoi albumin e ri te titulluar, “Years of refusal”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA