OKB, alarm per te drejtat e njeriut ne Korene e Veriut

23/10/2009 10:10

Organizata e te Drejtave te Njeriut ne OKB, i ka kerkuar Keshillit te Sigurimit qe te nderhyje per te ndikuar ne permiresimin e kushteve te jeteses se njerezve ne Korene e Veriut.

Kombet e Bashkuara kane vendosur sanksione te renda ndaj vendit komunist por nuk kane asnje projekt per te nderhyre nepermjet projekteve me ceshtjet humanitare. “Le te veme ne perdorim sistemin nderkombetar. Per kete kemi nevoje qe te mblidhet Keshilli i Sigurimit”, shprehet hetuesi i Organizates per te Drejtat e Njeriut, Vitit Muntarbhorn.

Ne raportin e fundit te dorezuar ne OKB, Muntarbhorn ve theksin ne kushtet e keqija ne te cilat po jetojne koreano-verioret per shkak te regjimit komunist.

“Koreja e Veriut nuk eshte nje vend i varfer. Njerezit duhet te marrin pjese ne zhvillimin e vendit. Ku jane parate?”, pyet Muntarbhorn, sipas te cilit, Koreja e Veriut eshte nje vend me pasuri te medha minerare. Muntarbhorn-it nuk i eshte lejuar hyrja per 6 vjet ne vendin komunist per shkak te kritikave te tij te vazhdueshme ndaj Phenianit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA