Kuzhe “spiunon” Portugaline te Bosnja

23/10/2009 08:40

Bosnja eshte nje nga surprizat me te medha te ketij edicioni te eliminatoreve te Boterorit 2010 ne zonen e Europes.

Kombetarja ballkanike, e cila ka nje histori shume te shkurter (u formua pas shperberjes se ish-Jugosllavise), tashme ka fituar te drejten per te luajtur ne nje nga ndeshjet “play off”. Por goglat e shortit e perballen me nje kundershtar te ashper sic eshte Portugalia e Kristiano Rolandos, ish-kundershtari i Shqiperise. Sfide e dyfishte do te luhet me 14 dhe 17 nentor.

Por media boshnjake ka menduar te kerkoje ndihmen e trajnerit te Kombetares se Shqiperise, kroatit Josip Kuzhe. Lajmin e beri te ditur dje “Albania-sport.com”, sipas se ciles, kjo eshte nje nisme e redaksise se gazetes boshnjake “Dnevni List” per te marre opinionin qe ka Kuzhe ne lidhje me Portugaline, ndaj se ciles ne krye te Kombetares sone humbi 1-2 ne “Qemal Stafa” me nje gol te minutes se fundit shtese.

Bosnja, e renditur e dyta ne Grupin 5 (Spanja, e para me 10 fitore ne 10 ndeshje), eshte perpara nje evenimenti me rendesi historike per vendin trikombesh ballkanik. Nese do te kualifikohej ne finalet e Kampionatit Boteror 2010, kjo do te ishte hera e pare per atdheun e Edin Xhekos me shoke, te drejtuar nga nje nder trajneret me te medhenj te Kroacise, Miroslav Blazhevic.
 

Top Channel