Jose Mourinho thumbon Milanin

23/10/2009 14:35

Jose Mourinho arrin te gjeje perhere menyren per te qene protagonist ne mediat italiane dhe jo vetem.

Fitoren e Milanit ne fushen e Real Madrid, tekniku portugez pergezon skuadren e Leonardos, por nuk harron te hedhe edhe nje thumb ndaj kuqezinjve.

“Nuk e pashe ndeshjen por jam i lumtur per Leonardon dhe per futbollin italian. Milani, ashtu sic fitoi nje ndeshje historike me Realin, humbi nje tjeter ndeshje historike me Zyrihun. Kuqezinjte jane afer fazes tjeter dhe nje barazim mund t’i mjaftoje. Ne kemi nevoje per dy fitore dhe besoj se do t’i arrijme”, thekson Mourinho.

Portugezi nuk ka lene pa komentuar as dy ndeshjet e radhes ne shtepi me Katanian dhe Palermon. “Eshte e rendesishme te vazhdojme serine e fitoreve sepse mungon shume nga fundi i kampionatit. Katania dhe Palermo nuk jane dy skuadra te lehta”, shton “Special One”.  

Top Channel