Guatemale, sekuestrohen 10 tonelata kokaine

23/10/2009 17:00

Dhjete tonelata kokaine jane sekuestruar nga autoritetet e Guatemales, ne bashkepunim me agjentet e DEA-s amerikane, ne bordin e nje nendeteseje te trafikanteve te droges qe po lundronte ne oqeanin Paqesor.

Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave nendetesja u ndal ne ujera nderkombetare dhe u arrestuan tre shtetas kolumbiane dhe nje meksikan qe ndodheshin ne bord.

Sipas burimeve, informacioni per nendetesen e mbushur me droge kishte mberritur tek autoritetet amerikane dhe ato te Guatemales nga policia kolumbiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA