Irani pranon marreveshjen berthamore

22/10/2009 02:35

Irani ka pranuar parimisht nje marreveshje te propozuar nga IAEA, ne lidhje me programin e tij berthamor.

Keshtu ka njoftuar i derguari iranian ne bisedimet e mbajtura ne Vjene mes Frances, SHBA-se, Rusise, IAEA-se dhe Iranit, Ali Azgar.

Ne fakt kemi pranuar parimisht kete marreveshje pasi detaje te metejshme do te shqyrtohen akoma. Pranimi i marreveshjes nga ana jone tregon transparencen qe Teherani eshte zotuar te zbatoje dhe se synimet nukleare tonat jane paqesore” eshte shprehur per mediat Azgari.

Nderkohe sipas AIEA-se palet per momentin kane rene dakort qe Irani te dergoje jashte vendit per pasurimin e metejshem uraniumin e nje centrali prane Teheranit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta