Veprat e artit, si u bastisen muzete e Beratit

21/10/2009 08:10

Alarmi per demtimet e objekteve te kultit ne Berat ka vite qe eshte leshuar, por deri me sot duket se ka rene ne vesh te shurdher.

Ndersa shteti vazhdon te ruaje pronesine mbi to, duke paguar 15 vete me nje pagese qesharake, para dy muajsh tre persona u arrestuan per “trafikim te veprave te artit dhe kultures ne bashkepunim”. Ndalimi i tyre, mes te cileve dhe i pergjegjesit te muzeut etnografik “Onufri”, rihapi debatin per objektet e deklaruara te humbura nder vite qe mungonin neper muzete e Beratit, per te cilat askush nuk ishte penalizuar apo dinte se cili kishte qene fati i tyre.

Deri para vitit ‘90, Muzeu Etnograf, ai Arkeologjik dhe Historik, kane qene ne nje godine, e cila me ndryshimet e sistemit iu rikthye ish-pronareve, pinjolles se familjes Vrioni, Nevin Godo. Ndryshimi i pronareve beri qe shume dokumente dhe procesverbale qe ishin pjese e arkivit dhe inventarit te muzeve humben apo nuk u dorezuan, sic pretendojne drejtuesit e sotem te te ashtuquajturit Muzeu Historik i Beratit.

Prej me se 10 vitesh Berati nuk ka muze historik. Pronesia e godines ku prej vitesh ishin ekspozuar materialet e tij, u tjetersua dhe shume nga materialet shkresore, dosjet, veshjet, objektet dhe reliket me te rendesishme te ketij qyteti, qendruan per disa vitesh me radhe ne nje qoshe te ish-godines, qe i perket familjes se vjeter Vrionase.

Materialet e mbetura brenda dyerve te pronareve te rinj kishin pasur dhe nje roje, i cili paguhej nga shteti. Por pas privatizimit te godines se shtepise muze jane bere dhjetera kerkesa ne qender per rikthimin e godines ose te blihet nje godine e re qe te rimarre atributet e muzeut historik. Ne vitin 1999, qendra e kultures, “Margarita Tutulani”, fitoi te drejten e pronesise mbi muzeun historik dhe vendosi punonjes te rinj per te terhequr materialet e mbetura, duke i vendosur ne nje aneks jo te pershtatshem te saj.

E vendosur menjehere ne detyren e pergjegjeses se ketij muzeu lokal ne vitin 1999, Mariela Goga pohon se askush nuk i ka dorezuar nje material te sakte dhe se per ish-muzeun nuk ka asnje lloj inventari. Ajo tregon se eshte munduar te marre ne dorezim ate cka kishte ngelur pas vitit te mbrapshte 1997, duke bere sistemimin dhe seleksionimin e tyre me nje komision te vecante.

Po cfare kishte mbetur? Mariela Goga tregon se kishin mbetur te paprekura vetem dosjet e veteraneve dhe heronjve te punes e te luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare. Sipas saj, ka pasur edhe disa dosje te tjera, por qe kryesisht kane qene bosh ose kane pasur brenda letra pa vlere, foto individesh dhe grumbuj dokumentesh pa vlere.

Ndersa ne dosjet e figurave te shquara historike te Beratit ishin zhdukur materialet autentike dhe ato ishin zevendesuar me faksimile ose fotokopje. Sipas zonjes Goga, ne inventarin e ketij muzeu historik ka pasur nje mori dokumentesh origjinale, por dhe mjaft relike e vepra te rralla, si doreshkrime me vlere, veshje ari, arturina, veshje popullore, arme trofe lufte, ene te luksit dhe te perdorimit te zakonshem, stoli familjare, monedha ari e argjendi etj. “Askush nuk ka lene nje dokument inventari dhe askush nuk mban pergjegjesi per humbjen e tyre. Por, gjithcka justifikohet me djegiet e ndodhura gjate trazirave te ‘97-es”, thote Goga.

Mariela Goga pohon se duke bere sistemimin e materialeve te mbetura nga viti ‘97 ka hasur rastesisht ne disa procesverbale te vecuara e permbledhese, pa firma e vula titullaresh, te shkruara me dore dhe disa me makine shtypi. Te gjitha keto ajo i ka sistemuar ne nje dosje te vecante, te cilat asnjehere nuk u bene publike. Procesverbalet tronditese flasin per vjedhje te padegjuara me pare.

Ne pirgun e dosjeve te muzeut historik jane gjetur dhe mjaft procesverbale qe flasin per blerje te ndryshme relikesh nga private apo nga te aferm te personaliteteve te shquar historike. Shumica e ketyre shkresave dhe procesverbaleve te gjetura jane te viteve ‘90. Ne keto procesverbale perfshihen vjedhje ne kohe e vite te ndryshme, nga Muzeu Etnografik, nga Muzeu Historik dhe Muzeu i Kultures Popullore, por edhe ne disa objekte kulti.

Goga pohon se keto doreshkrime i ka gjetur ne morine e dokumenteve kur ajo mori ne dorezim te ashtuquajturin Muze Historik, qe nuk eshte vecse nje kuti me disa doreshkrime te ngelura nga ‘97. Ka me se 10 vjet qe Goga kerkon here pas here qe t’i jepet nje pergjigje konkrete mbi ish-dokumentet dhe objektet qe ka pasur Muzeu Historik ne vite, por ende nuk ka marre nje pergjigje konkrete per kerkesat e parashtruara.

Mariela Goga tregon se kishin mbetur te paprekura vetem dosjet e veteraneve dhe heronjve te punes e te luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare
 

Top Channel