Penalizohet trajneri krutan

21/10/2009 15:40

10 ndeshje pezullim dhe 50 mije leke gjobe, ky eshte denimi qe ka marre trajneri i skuadres se Kastriotit pas dhunes qe tregoi ai ndaj futbollistit te Skenderbeut, kroatit Djarmati ne ndeshjen e kesaj fundjave.

Keshtu ka vendosur Komisioni i Disiplines ne FSHF, duke dhene sinjale se nuk do te kete meshire ndaj asnje futbollisti apo dhe trajneri qe behen protagoniste ne skena dhune.

Disiplina ka pezulluar edhe 2 zevendestraineret e Skenderbeut, Nikolin Coclli dhe Gentian Lici me nga 3 ndeshje dhe 50 mije leke gjobe, per futje ne fushe pa leje dhe ofendim te gjyqtarit te ndeshjes.

Nuk ka mbetur jashte masave ndershkuese edhe sulmuesi i Tiranes, Migen Memelli, nje nga protagonistet e derbit kryeqytetas me Dinamon. Komisioni i disiplines, e ka denuar sulmuesin bardheblu me dy ndeshje pezullim dhe 30 mije leke gjobe per gjeste fyese dhe provokuese ndaj kundershtarit.  

Top Channel