Mourinho: Fitorja ne Kiev, e detyrueshme

21/10/2009 11:00

Trajneri i Interit, Jose Mourinho nuk eshte i merzitur nga paraqitja e skuadres se tij ne ndeshjen e djeshme kunder Diunamo Kiev, por ai kerkon qe ne takimin e kthimit zikalterit te marrin patjeter tre piket. 

“Kompeticioni eshte ende i hapur per ne, por tashme e kemi te detyrueshme te fitojme ne Kiev”, shprehet tekniku portugez qe ka marre te tretin barazim radhazi ne po kaq ndeshje te Champions League kete sezon. Ai nuk fsheh problemet e zikalterve ne grupin ku ben pjese por e sheh me optimizem per transferten e Ukraines.

“Me gjithe respektin per kundershtaret mendoj se do jete me e lehte per ne ndeshja e Kievit ne krahasim me kete ne San Siro”, shton Mou. Nga ana tjeter, Andrij Shevchenko ndihet i lumtur per kete pike me mjaft vlere te marre ne shtepine e Interit. “Me mungoi goli por jam i kenaqur me rezultatin”, pohon ish sulmuesi i Milanit.

Top Channel