Liverpool, dridhen themelet e Benitez

21/10/2009 14:30

Humbja e papritur ne minutat e fundit ndaj Lyon-it mund te shkaktoje largimin e trajnerit te Liverpool, Rafael Benitez.

Tekniku qe ne fillim te ketij sezoni u konfirmua edhe per shume vjet te tjere ne krye te skuadres “The Reds” i ka ditet e numeruara ne “Anfield Road” nese nuk ben asgje per te permiresuar situaten si ne Champions League ashtu edhe ne PremierLeague.

Mundesia e vetme per te treguar qe vlen ende eshte nje fitore ndaj Manchester United diten e diele ne shtepi. Qe prej 22 vjetesh Liverpool nuk humbiste kater ndeshje rresht, dy ne kampionat kunder Chelsea e Sunderland dhe dy ne Champions kunder Fiorentines dhe Lyon.

Top Channel