Altin Haxhi, jashte ndeshjes me Porton

21/10/2009 08:20

Altin Haxhi do te mungoje  ne ndeshjen e trete ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve, ku APOEL Nikosia luan ne fushen e Portos.

Mbrojtesi shqiptar nuk eshte rehabilituar nga demtimi qe  pesoi nje jave me pare me Kombetaren dhe do te detyrohet ta shohe sfiden nga tribunat e “Estadio do Dragao”.

Stafi teknik i kampioneve te Qipros ka provuar deri ne fund qe te ndihmoje 34-vjecarin te jete ne fushen e lojes, por terheqja muskulore e pesuar dhe rikuperimi me ritme jo te shpejta bene qe lojtari te dorezohej.

Te henen Haxhi mori pjese ne stervitje, se bashku me pjesen tjeter te kontingjentit te drejtuar nga trajneri serb Ivan Jovanovic, ndersa te marten ai punoi i diferencuar. Ne fund, stafi teknik i APOEL-it vendosi qe gjirokastriti nuk do te zbrese ne fushe, pasi ata nuk deshirojne te rrezikojne duke aktivizuar lojtare ne gjendje jo optimale.

Gjithsesi, kjo nuk e ka ndaluar Haxhin qe gjate paradites se djeshme te udhetonte me carter se bashku me ekipin, per te ndier nga afer emocionet e aktivitetit me prestigjioz per klube. Pas dy ndeshjeve, APOEL ka vetem 1 pike, ndersa Porto kerkon fitoren e dyte.

Top Channel