OKB: Raporti per Rripin e Gazes, brenda vitit
20/10/2009 00:35
Raporti i OKB-se ne lidhje me Rripin e Gazes do te diskutohet brenda ketij viti nga Asambleja e Pergjithshme.
Lajmi eshte njoftuar nga zedhenesi i “Pallatit te Qelqte”, ku thuhet me tej se presidenti i Asamblese, Ali Treki ka marre ne dorezim para disa ditesh raportin e gjyqtarit afrikano-jugor, Ricard Goldstone.
Ne dosjen e paraqitur nga Goldstone akuzohen bashkarisht si Hamasi dhe Izraeli per krime kunder njerezimit ne luftimet e dimrit te shkuar ne Rripin e Gazes.
Top Channel