Obama, pas Karzait telefonon Abdullah

20/10/2009 23:40

Pas telefonates me presidentin afgan Hamid Karzai, presidenti amerikan Barak Obama ka telefonuar edhe rivalin e  ardhshem te Karzait ne balotazhin zgjedhor, Abdullah Abdullah.

Sipas Shtepise se Bardhe ne biseden telefonike me Abdullah, Obama e ka falenderuar ate per perpjekjet konstruktive per t’i dhene popullit afgan nje qeveri legjitime dhe qe respekton vullnetin e popullit.

Nderkaq presidenti ne fuqi Hamid Karzai pas perfundimit te procesit zgjedhor te 20 gushtit dhe vendimit te autoriteteve zgjedhore se kuota prej 50 perqind e percaktuar per t’u shpallur president nuk ishte arritur nga asnjeri kandidat pasi fletet ne rreth 200 qendra votimi ishin manipuluar ka pranur vendimin e Komisionit dhe eshte shprehur per nje gati per balotazhin me Abdullah.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA